Syla, AAK: Kurti në vend se të alarmohej për arrestimin e veteranëve në RMV, organizon takime “vëllazërore” me ta

Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se në vend se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut ta alarmonte Kryeministrin Albin Kurti, ai ka organizuar takime vëllazërore, sikur të takohej me Qeverinë e Shqipërisë. Në një postim të bërë në Facebook, Syla i AAK-së gjithashtu ka përmendur rastin kur para dy

Nëntor 18, 2024 - 17:00
 0  6
Syla, AAK: Kurti në vend se të alarmohej për arrestimin e veteranëve në RMV, organizon takime “vëllazërore” me ta
syla,-aak:-kurti-ne-vend-se-te-alarmohej-per-arrestimin-e-veteraneve-ne-rmv,-organizon-takime-“vellazerore”-me-ta

syla,-aak:-kurti-ne-vend-se-te-alarmohej-per-arrestimin-e-veteraneve-ne-rmv,-organizon-takime-“vellazerore”-me-ta

Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se në vend se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut ta alarmonte Kryeministrin Albin Kurti, ai ka organizuar takime vëllazërore, sikur të takohej me Qeverinë e Shqipërisë.

Në një postim të bërë në Facebook, Syla i AAK-së gjithashtu ka përmendur rastin kur para dy muajsh ishin hequr tabelat në gjuhën shqipe në rrugët e Maqedonisë së Veriut, teksa ka folur edhe për rastin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

“Tani e kuptojmë se për çfarë bashkimi kombëtar po flitet – për bashkëvëllazërimin e vjetër titist”, ka shkruar ai mes tjerash.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut është shqetësim që do duhej të alarmonte menjëherë Kryeministrin e Kosovës.

Përkundër kësaj situate të rëndë, ai vazhdon të organizojë takime “vëllazërore” mes dy qeverive, sikur të ishte duke u takuar me Qeverinë e Shqipërisë.
Realiteti është krejtësisht ndryshe.

Vetëm para dy muajsh, u hoqën brutalisht tabelat në gjuhën shqipe nga rrugët e RMV-së, ndërsa para pak javësh u maltretua edhe Presidentja e Kosovës.

A pyeti dikush për përmbajtjen e telefonit të Stoilkoviqit?

Padyshim që do të zbuloheshin të vërteta të hidhura.

Tani e kuptojmë se për çfarë bashkimi kombëtar po flitet – për bashkëvëllazërimin e vjetër titist.

Por, ashtu siç vdiq Tito, do të shuhen edhe mbetjet e fundit të ideologjisë së tij.