“Ta shohësh shtëpinë nga hapësira”, NASA ndan pamje të reja mahnitëse të Tokës
NASA ka ndarë foto të reja të astronautëve Christina Koch dhe Reid Wiseman duke parë Tokën. Raportohet se së shpejti mund të shohim një “selfie” ekipore. Ndryshe, së fundmi ka qarkulluar një video ku astronautët e misionit Artemis II të NASA-s kanë ndarë fjalët e tyre të fundit përpara se të niseshin në udhëtimin historik


NASA ka ndarë foto të reja të astronautëve Christina Koch dhe Reid Wiseman duke parë Tokën. Raportohet se së shpejti mund të shohim një “selfie” ekipore.
Ndryshe, së fundmi ka qarkulluar një video ku astronautët e misionit Artemis II të NASA-s kanë ndarë fjalët e tyre të fundit përpara se të niseshin në udhëtimin historik drejt Hënës.
“Jam Victor. Po e bëjmë për familjet tona”, dëgjohet të thotë Victor Gloover.
“Jam Christina. Po e bëjmë për shokët tanë”, vazhdon Christina Koch.
“Jeremy këtu. Po e bëjmë për të gjithë njerëzimin”, deklaroi Jeremy Hansen.
Ky mision shënon udhëtimin e parë me ekuipazh drejt sipërfaqes hënore në më shumë se gjysmë shekulli, duke përfaqësuar një moment të rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Pjesë e tij janë Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen. /Telegrafi/
