Tahiri: Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë , duke thënë se seanca e radhës do të mbahet të premten. Ai, ka thënë se tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare. Tahiri ka treguar se është diskutuar edhe për rezolutën e PDK-së, për çka tha se e mbështesin që të jenë

Prill 8, 2026 - 15:30
Tahiri: Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
tahiri:-te-premten-seanca-e-radhes,-teme-thelbesore-kater-marreveshjet-nderkombetare

tahiri:-te-premten-seanca-e-radhes,-teme-thelbesore-kater-marreveshjet-nderkombetare

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë , duke thënë se seanca e radhës do të mbahet të premten.

Ai, ka thënë se tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare.

Tahiri ka treguar se është diskutuar edhe për rezolutën e PDK-së, për çka tha se e mbështesin që të jenë si pikë e parë e rendit të ditës. “Seanca e radhës do të jetë të premten, tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare. Pati një debat për rezolutën e PDK-së. GP i AAK-së e mbështet që rezoluta të jetë si pikë e rendit të parë. Duda Balje i është bashkuar GP të AAK-së si anëtare e GP. I gjithë debati po reflekton edhe debatin që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka thënë Tahiri.