Tahiri: Vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive ishte jokushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke theksuar se aktgjykimi konfirmon shkeljen kushtetuese të bërë përmes themelimit të Komisionit për Votim të Fshehtë. “Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë

qershor 26, 2025 - 21:30
 0  5
Tahiri: Vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive ishte jokushtetues
Tahiri: Vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive ishte jokushtetues

Tahiri: Vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive ishte jokushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke theksuar se aktgjykimi konfirmon shkeljen kushtetuese të bërë përmes themelimit të Komisionit për Votim të Fshehtë.

“Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive ishte jokushtetues. Ky është një aktgjykim i rëndësishëm që ndal një devijim të rrezikshëm kushtetues dhe vërteton se procedurat parlamentare nuk mund të përdoren si instrument bllokade politike,” deklaroi Tahiri.

Ai kujtoi se që nga 15 prilli Kuvendi ka qenë i bllokuar, fillimisht për shkak të dështimit të grupit më të madh parlamentar për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit dhe më pas nga përpjekja për të shtyrë një propozim jokushtetues që pengoi vijimin e seancës nga 30 prilli.

“Në cilësinë time si deputet, kam dorëzuar komente mbështetëse në këtë rast për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të ndalur instrumentalizimin e rregullave të Kuvendit nga një grup që nuk i ka votat, por kërkon të mbajë peng institucionet,” tha ai.

Tahiri shtoi se Gjykata konfirmoi pesë pika themelore:

Rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas tekeve politike;

Askush nuk ka të drejtë të vendosë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe procedurale;

E drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit nuk mund të përdoret si mekanizëm bllokues;

Grupi më i madh parlamentar ka detyrim të kërkojë kompromis me grupet e tjera;

Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga data e aktgjykimit.

“Në këtë betejë, kemi qëndruar në mbrojtje të Kushtetutës dhe kemi dëshmuar se demokracia parlamentare nuk është pronë e askujt. Rendi kushtetues triumfoi – dhe me të, edhe vullneti për institucione funksionale, jo peng të një partie të vetme,” përfundoi Tahiri./