Takim në Kuvend me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, theksohet rëndësia e eurointegrimeve

Në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti dhe Elmi Aziri, kanë zhvilluar një takim me këshilltarët e lartë të Ambasadës së Shteteve The post Takim në Kuvend me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, theksohet rëndësia e eurointegrimeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 16:00
Takim në Kuvend me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, theksohet rëndësia e eurointegrimeve

Në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti dhe Elmi Aziri, kanë zhvilluar një takim me këshilltarët e lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelly R. McCaleb dhe Adrian Ismaili, njofton Gazeta Flaka

Nga ASH theksojnë se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati dhe mbështetësi më i madh i vendit, veçanërisht në rrugën drejt integrimit euro-atlantik dhe avancimit të proceseve demokratike.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat aktuale me të cilat përballet vendi, zhvillimet politike si dhe qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët lidhur me këto çështje.

“Debllokimi i procesit eurointegrues është e vetmja rrugë për prosperitetin e vendit”, theksohet në njoftim, duke shtuar se po aq të rëndësishme mbeten edhe kohezioni ndëretnik, stabiliteti politik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Gazeta Flaka

The post Takim në Kuvend me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, theksohet rëndësia e eurointegrimeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .