Takimi i liderëve, Mickoski nuk ka marrë vendimin rreth kërkesës së LSDM-së
Kryeministri Hristijan Mickoski akoma nuk sheh arsye për takim liderësh. Edhe tre ditë pas kërkesës fillestare të LSDM-së, nga qeveria thonë se: “Për momentin nuk ka asnjë arsye objektive për thirrjen e takimit të liderëve, por gjithsesi do të shqyrtohen argumentet në detaje dhe për të njëjtën do të njoftohet opinioni”. Opozita maqedonase kërkon takim […] The post Takimi i liderëve, Mickoski nuk ka marrë vendimin rreth kërkesës së LSDM-së appeared first on InfoShqip.com.
Kryeministri Hristijan Mickoski akoma nuk sheh arsye për takim liderësh. Edhe tre ditë pas kërkesës fillestare të LSDM-së, nga qeveria thonë se:
“Për momentin nuk ka asnjë arsye objektive për thirrjen e takimit të liderëve, por gjithsesi do të shqyrtohen argumentet në detaje dhe për të njëjtën do të njoftohet opinioni”.
Opozita maqedonase kërkon takim liderësh rreth situatës politike dhe tensionimit të situatës ndëretnike. Kërkesa e LSDM-së erdhi pas kritikave për mënyrën se si policia menaxhoi incidentet në festimin e 28 Nëntorit.
“Qytetarët duhet të shohin imazhin e bashkimit – imazhin e liderëve që janë të gatshëm të ulen në të njëjtën tryezë, të bisedojnë dhe të përballen bashkërisht me të gjitha sfidat”, njoftojnë nga LSDM-ja.
Kreu i ZNAM, Maksim Dimitrievski thotë se takimi i liderëve do të jetë vetëm mes partnerëve të koalicionit qeveritar dhe në të, sipas tij, duhet të bisedohet për respektim të kushtetutës dhe ligjeve gjatë përdorimit të flamurit dhe simboleve shtetërore.
“Propozimi i LSDM-së është dyfytyrësi politike klasike dhe gjah i pikëve politike. Ata deri dje ishin në qeveri dhe e pamë se si funksionuan dhe si e praktikuan pushtetin”, deklaroi Maksim Dimitrievski, ZNAM.
Kërkesën për takim liderësh e paralajmëroi kreu i LSDM-së Venko Filipçe pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska Davkova. /Alsat.mk
The post Takimi i liderëve, Mickoski nuk ka marrë vendimin rreth kërkesës së LSDM-së appeared first on InfoShqip.com.