“Të ruajmë unitetin dhe bashkëjetesën” krerët e Bashkësive fetare me deklaratë të pëbashkët

Pas incidentëve dhe tensioneve ndëretnike në vend dhe djegjeve të flamujve si atij shtëror dhe atij shqiptarë në vende të ndryshme sot me deklarat të përbashkët janë prononcuar krerët e bashkësive fetare në vend. Ata përmes deklaratës së përbashkët kanë kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe kërkohet që të ruhet […]

dhjetor 2, 2024 - 16:00
 0  5
“Të ruajmë unitetin dhe bashkëjetesën” krerët e Bashkësive fetare me deklaratë të pëbashkët

Pas incidentëve dhe tensioneve ndëretnike në vend dhe djegjeve të flamujve si atij shtëror dhe atij shqiptarë në vende të ndryshme sot me deklarat të përbashkët janë prononcuar krerët e bashkësive fetare në vend.

Ata përmes deklaratës së përbashkët kanë kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe kërkohet që të ruhet respekti ndaj të gjithë bashkësive etnike dhe fetare në Maqedoninë e Veriut.

Përmes kësaj deklarate të nënshkruar krerët e bashkësive fetare duan të përcojnë mesazhin se në këtë moment vendit i duhet më shumë se asnjëherë më parë mirëqenija dhe bashkjetesa.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së veriut që të mos bien pre e përpjekjeve të caktuara për të prishur bashkjetesën por të gjithë së bashku të mbështesim njëri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atëdhëut tonë dhe simbolet e të gjitha komuniteteve në këtë vend” – tha Dragan Ivanov.

Ndryshe, në deklaratën e nënshkruar nga krerët e bashkësive fetare vecohej edhe fakti se Të jetosh në një shoqëri multi-kulturore është bekim dhe thuhet se takimi me kultura të ndryshme sjell mundësinë e fisnikërimit të shpirtit dhe rrit kreativitetin e shoqërisë.

Kurse qëllimi i këtij nënshkrimi është që të ruhet uniteti i shtetit në këto momente kritike pas incidenteve të fundit që u regjistruan me djegien e flamujve, atij shtetërorë dhe kombëtar shqiptar.