Fetai i VLEN-it: Dështoi plani i BDI-së për destabilizim, nuk kishte ndodhur asnjëherë të arrestohen persona për përdhosjen e flamurit kombëtar
Pas zbulimit të planit të BDI-së për të kthyer Nikolla Gruevskin në Shkup, një akt thellësisht antishtetëror dhe antishqiptar, BDI ka ngelur lakuriq dhe po i përdor të rinjtë si “mish për top” për të shpëtuar nga drejtësia që çdo ditë po troket në derën e tyre. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri Arben Fetahu në një […]
Pas zbulimit të planit të BDI-së për të kthyer Nikolla Gruevskin në Shkup, një akt thellësisht antishtetëror dhe antishqiptar, BDI ka ngelur lakuriq dhe po i përdor të rinjtë si “mish për top” për të shpëtuar nga drejtësia që çdo ditë po troket në derën e tyre. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri Arben Fetahu në një konferencë për media.
“E themi këtë me keqardhje por u pa qartë se 28 Nëntori, Dita e Flamurit, u shfrytëzua nga BDI për polarizim dhe destabilizim. Por edhe ky plan u shpartallua dhe tanimë, falë efikasitetit të Qeverisë, 17 persona janë arrestuar dhe po merren masa sanksionuese edhe ndaj dy zyrtarëve policorë që përdhosën flamurin shqiptar.
Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e shtetit. Ne nuk lejojmë asnjëherë përdhosjen e flamujve shtetërorë dhe kombëtarë, pa marrë parasysh kujt i përkasin ato”, shtoi më tej ai.
Sipas tij, BDI u shqetësua fort që shqiptarët festuan lirshëm 28 Nëntorin, nga Kumanova deri në Strugë, në shkolla dhe sheshe, në qendra kulturore e në rrugë, pra kudo që kishin dëshirë e të përkrahur financiarisht ngashteti. Kënga e vallja shqipe jehuan gjithandej si asnjëherë më parë.
“Ne kemi siguruar fotografi që dëshmojnë se ata të rinjë që dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorët e Artan Grubit, magnatit të kazinove. Nga këtu, dua të them qartë dhe zëshëm, se secili që mori pjesë në këto incidente dhe tentoi të prishë festën, do të ndëshkohet sipas ligjit, pa dallime dhe në mënyrë krejt joselektive. Ne do t’i demaskojmë edhe planet tjera të regjimit të vjetër për të destabilizuar shtetin. Fakti që u destabilizua “Fronti Evropian” që të tillë e ka vetëmemrin, nuk do të thotë se duhet destabilizuar edheshteti. Ata janë bërë pikë e pesë, por shoqëria duhet të jetë e bashkuar kundër keqqeverisjes, krimit dhe korrupsionit.
Për fund, i dërgojmë porosi magnatit të kazinove, Artan Grubit. Artan, ne mbajmë përgjegjësi për ata të rinj shqiptarë që ju po i manipuloni. Mos u mundoni t’i bëni kamikazë të rinjtë tonë, për t’i mbuluar krimet tuaja. Artan, dështove edhe kësaj here, dhe do të dështosh sërish e sërish, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenëmë të mbrojtur, dhe kurrë nuk ka qenë më i drejtë shteti në trajtimin e krimeve të tilla të mosdurimit dhe gjuhës së urrejtjes. Koha ka ardhur që të ecim në rrugën e shteteve të civilizuara, ku shteti i së drejtës është themeli i zhvillimit dhe i barazisë. Edhe njëherë, shfrytëzoj rastin të bëj thirrje për uljen e tensioneve dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes, pasi këto janë pengesa për progres dhe zhvillim.
Ne, si VLEN, do të vazhdojmë të jemi garantues të frymës së mirëbesimit, stabilitetit dhe zhvillimit të shtetit tonë.
Secili shqiptar ka të drejtë të jetojë dhe të festojë pa frikë, me krenari dhe pa u ndikuar nga manipulimet politike që kërcënojnë sigurinë dhe harmoninë.
Me VLEN, shqiptarët do të festojnë çdoherë”, ka deklaruar Fetai.