Talat Xhaferi: Forina do të jetë vula e fitores së Valbon Limanit në Gostivar
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka vijuar aktivitetet e saj parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 janarit për kryetar të Komunës së Gostivarit. Në këtë kuadër, strukturat partiake të The post Talat Xhaferi: Forina do të jetë vula e fitores së Valbon Limanit në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka vijuar aktivitetet e saj parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 janarit për kryetar të Komunës së Gostivarit. Në këtë kuadër, strukturat partiake të koalicionit, së bashku me kandidatin për kryetar komune, Valbon Limani, zhvilluan mbrëmë një takim me banorët e fshatit Forinë.
Delegacioni i AKI-së u prit nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi, i cili përmes një mesazhi politik dhe simbolik, theksoi mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin Valbon Limani, duke vlerësuar se Forina, si fshati i tij i lindjes, do të shërbejë si vula e fitores në Gostivar.
Takimet nisën në shtabin e përbashkët të AKI-së në Forinë, ku përfaqësuesit e koalicionit zhvilluan bashkëbisedime me qytetarë të shumtë, duke prezantuar programin dhe projektet konkrete të planifikuara për zhvillimin e fshatit dhe të komunës në përgjithësi për katërvjeçarin e ardhshëm.
Kandidati Valbon Limani, gjatë qëndrimit në Forinë, shoqërohej edhe nga kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, Valdet Xhaferi, deputetë të Aleancës Kombëtare për Integrim, drejtues të shtabeve zgjedhore dhe përfaqësues të strukturave lokale të koalicionit.
Mesazhi i përcjellë para qytetarëve ishte i qartë dhe i njëtrajtshëm: fitorja e AKI-së në Gostivar vlerësohet si bindëse dhe e pakthyeshme, me një rezultat që synon të konfirmojë dhe tejkalojë suksesin e arritur më 19 tetor. Gazeta Flaka
The post Talat Xhaferi: Forina do të jetë vula e fitores së Valbon Limanit në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .