Taravari: 9 Korriku, kthesë historike për shqiptarët – Rufi Osmani meriton të shpallet hero

Me rastin e 9 Korrikut, Arben Taravari ka kujtuar ngjarjet historike të vitit 1997 në Gostivar, të cilat, sipas tij, shënuan një pikë kthese në historinë dhe pozitën e shqiptarëve The post Taravari: 9 Korriku, kthesë historike për shqiptarët – Rufi Osmani meriton të shpallet hero appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 9, 2025 - 11:31
 0
Taravari: 9 Korriku, kthesë historike për shqiptarët – Rufi Osmani meriton të shpallet hero

Me rastin e 9 Korrikut, Arben Taravari ka kujtuar ngjarjet historike të vitit 1997 në Gostivar, të cilat, sipas tij, shënuan një pikë kthese në historinë dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Sot është 9 Korrik. Gjithnjë në këtë datë do të kujtoj ngjarjet e 1997-ës, që shënuan kthesën më të madhe në pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,” – ka deklaruar Taravari.

Ai ka përkujtuar tre figurat kyçe të asaj ngjarjeje që njihet në opinionin publik si ngritja e flamurit shqiptar në Gostivar:

“Tre heronjtë e Flamurit – Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti – janë kujtesë e vlerave dhe krenarisë kombëtare!” – ka theksuar ai.

Taravari ka theksuar se viti 1997 ishte një ndër momentet më domethënëse për kauzën kombëtare shqiptare, që tronditi jo vetëm pushtetin e atëhershëm, por mbarë botën shqiptare.

“Krerët e Komunës së asaj kohe u dënuan ashpërsisht, si kryetari i Këshillit Komunal Refik Dauti me 7 vjet burg, por figura më emblematike, simboli i gjallë i sovranitetit të Flamurit Shqiptar është padyshim profesor Rufi Osmani,” – ka deklaruar Taravari, duke përkujtuar se Rufi Osmani u dënua me 13.8 vjet burg vetëm pse valviti flamurin shqiptar në godinën komunale.

Taravari shprehu vlerësimin më të lartë për këtë akt dhe për figurën e Osmanit:

“Mendoj se profesor Rufi Osmani është një nga figurat e rralla që meriton titullin hero në të gjallë të tij! Sa herë shikoj flamurin tonë tek valvitet, kujtoj këta njerëz dhe ndjehem i privilegjuar që jam bashkëqytetar i tyre!”

Në fund, ai u shpreh me respekt të thellë për sakrificën e atyre që kontribuuan në këtë moment historik:

“Qofshin gjithnjë të kujtuar dhe të nderuar!” – përfundon mesazhi i Taravarit. Flaka

The post Taravari: 9 Korriku, kthesë historike për shqiptarët – Rufi Osmani meriton të shpallet hero appeared first on Flaka, në çdo lajm... .