Taravari: Anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët e Gostivarit
U.d. kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani me gjasë do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha sot ministri i Shëndetësisë nga koalicioni The post Taravari: Anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

U.d. kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani me gjasë do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha sot ministri i Shëndetësisë nga koalicioni VLEN, Arben Taravari.
Sipas Taravarit, anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët.
“U.d. kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, sipas anketave që i bëjmë, ka mbështetje të madhe nga qytetarët. Shpresoj të jetë kandidat potencial për kryetar komune, por ende nuk jemi koordinuar mes VLEN-it dhe Aleancës për Shqiptarët. Megjithatë, ka shanse të mëdha që ai të jetë kandidat i përbashkët i koalicionit për kryetar komune”, deklaroi Taravari.
Limani u bë u.d. kryetar komune i Gostivarit në qershor të vitit të kaluar, pasi Taravari u tërhoq për t’u bërë ministër i Shëndetësisë.
The post Taravari: Anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .