Taravari: Këtë javë do të ketë terapi biologjike për pacientët onkologjikë
Këtë javë do t’i kemi të gjashtë barnat biologjike që u mungojnë pacientëve të Klinikës së Onkologjisë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ndërsa drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, paralajmëroi se deficiti do të zgjidhet së shpejti – pjesërisht me donacione, pjesërisht me barna me anekse të kontratave për prokurim publik, transmeton […]
Këtë javë do t’i kemi të gjashtë barnat biologjike që u mungojnë pacientëve të Klinikës së Onkologjisë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ndërsa drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, paralajmëroi se deficiti do të zgjidhet së shpejti – pjesërisht me donacione, pjesërisht me barna me anekse të kontratave për prokurim publik, transmeton Portalb.mk.
Në një prononcim për media, Taravari tha se nuk ka mungesë të të gjithë terapisë onkologjike, dhe tha se, “90 përqind e barnave që përdoren si terapi onkologjike gjenden në Klinikën e Onkologjisë”.
“E vetmja gjë që mungon është terapia biologjike dhe ajo vetëm për gjashtë apo shtatë ditë. Shpresoj që këtë javë Klinika e Onkologjisë të furnizohet me terapi biologjike. Deri tani kemi pasur edhe më shumë terapi biologjike se në vitet e kaluara. Por kërkesat e pacientëve janë shumë më të mëdha, prandaj tashmë kemi protokolle dhe një këshill mjekësh, sepse nuk duhet dhënë kudo, por aty ku duhet dhe ku vendos këshilli i mjekëve që duhet të jepet terapi biologjike. E përsëris edhe një herë – ka barna, jo se mungojnë të gjitha barnat dhe gjatë kësaj jave do të ketë sërish terapi biologjike në Onkologji”, tha Taravari para një ngjarjeje me rastin e përfundimit të projektit për zbatimin e Strategjia e Shëndetësisë 2021-2030”.
Taravari shtoi se përveç klinikave dhe spitaleve të tjera ku personeli për të cilin do të shpërndahet miratimi i punësimit, në fokus të veçantë është edhe Klinika e Onkologjisë, për të cilën planifikohet riorganizim apo decentralizim në trajtimin e pacientëve me kancer.
“Po punohet intensivisht që së shpejti të fillojë të funksionojë “8 Shtatori” që të ketë më pak pacientë në Klinikën e Onkologjisë. Shtipi, Tetova dhe Manastiri janë duke funksionuar. Në këtë periudhë tashmë po mendojmë për riorganizimin e Klinikës së Onkologjisë, për të funksionuar ngjashëm si në Toksikologji. Drejtoria duhet të jetë unike dhe drejtori duhet të jetë në gjendje të menaxhojë të gjitha që do të jenë në qytetet ku mund të shpërndahet ose të përshkruhet terapi onkologjike. Me këtë ne e realizojmë qëllimin tonë për decentralizimin edhe në onkologji”, tha Taravari.
Ndërsa drejtori i Fondit për sigurime shëndetësore (FSSH) Sasho Klekovski tha se “barnat biologjike që mungojnë këto ditë janë duke u kompletuar dhe do të zgjidhen shumë shpejt”. Ai tregoi gjithashtu se çfarë ndryshimesh po planifikojnë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për mungesën e barnave për pacientët e Onkologjisë.
Ai bëri të ditur se aktualisht janë duke punuar në një plan, të cilin do ta publikojnë së shpejti, duke filluar nga diagnostifikimi. Në bisedë me Institutin e Patologjisë dhe qendrën PET po mendojnë se si të shkurtojnë kohën e diagnostikimit.
“Kjo nënkupton pajisjen e laboratorëve të patologjisë jashtë Shkupit, rritjen e kapacitetit të PET-skanimit, përshpejtimin e procedurave. Ajo që do të bëjmë nga ana terapeutike është të rrisim buxhetin bazë me pothuajse 40-50 përqind, që duhet të miratohet këtë javë. Dhe ky do të jetë një kërcim domethënës, disa nga barnat kritike do të rriten dy herë”, theksoi Klekovski.
Javën e kaluar pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, sërish mungojnë.
Ata për MIA-n thanë se nuk ka terapi biologjike, përkatësisht barnat “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe ” cetuximab”.
Ata kanë frikë se edhe barnat “trastuzumab emtansine (kadcyla)”, “nivolumab”, “cobimetinib” dhe “vemurafenib” së shpejti mund të mbarojnë.