RMV, studentët dhe nxënësit do t’i marrin bursat e janarit deri të premten
Deri në fund të janarit do të realizohet pagesa e bursave për nxënës dhe studentë, njoftojnë për Meta.mk nga MASH, pasi i kanë dërguar pyetje institucionit nëse studentët dhe nxënësit do t’i marrin bursat e janarit këtë muaj, transmeton Portalb.mk. Një grup studentësh i janë drejtuar disa herë redaksisë së Meta.mk, të shqetësuar për mos […]
Deri në fund të janarit do të realizohet pagesa e bursave për nxënës dhe studentë, njoftojnë për Meta.mk nga MASH, pasi i kanë dërguar pyetje institucionit nëse studentët dhe nxënësit do t’i marrin bursat e janarit këtë muaj, transmeton Portalb.mk.
Një grup studentësh i janë drejtuar disa herë redaksisë së Meta.mk, të shqetësuar për mos pagesën e bursave, por edhe nga spekulimet se pagesa e radhës nuk do të bëhet deri në shkurt.
Paraprakisht Kuvendi Studentor Universitar i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (KSU UKM), duke iu referuar burimeve nga Ministria e Arsimit, njoftuan se bursat e studentëve do të paguhen në shkurt, ndërsa pagesa do të bëhet për tre muaj.
Kjo ka ngritur alarmin te studentët, të cilët kanë thënë për Meta.mk se në një rast të tillë bursat nuk do të paguhen rregullisht dhe në kohë, siç ka paralajmëruar ministrja e Arsimit Vesna Janevska.
Megjithatë, Ministria e Arsimit siguron se bursat për nxënës dhe studentë do të vazhdojnë të transferohen në baza mujore.
“Deri në fund të muajit do të realizohet pagesa e bursave për nxënësit dhe studentët dhe sigurisht që bartja e mjeteve do të vazhdojë në baza të rregullta mujore”, thanë për Meta.mk nga Ministria e Arsimit.