Taravari mbështet kërkesat e studentëve shqiptarë: “Si prind dhe profesor, e kam detyrim moral”
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar publikisht në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptarë, duke u rreshtuar krah tyre në betejën për trajtim të barabartë dhe dinjitet. Përmes një mesazhi të ndjerë, Taravari ka theksuar se mbështetja e tij buron nga pozicioni i tij i dyfishtë: ai si prind i një studenti […]
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar publikisht në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptarë, duke u rreshtuar krah tyre në betejën për trajtim të barabartë dhe dinjitet.
Përmes një mesazhi të ndjerë, Taravari ka theksuar se mbështetja e tij buron nga pozicioni i tij i dyfishtë: ai si prind i një studenti dhe si profesor universitar, duke lënë anash pozicionet politike.
“Si baba i një studenti dhe si profesor universitar, nuk mund të qëndroj indiferent përballë zërit dhe kërkesave të studentëve shqiptarë. I përkrah studentët me gjithë zemër, larg çdo interesi tjetër, sepse besoj se e drejta dhe dinjiteti i tyre janë mbi çdo kalkulim tjetër.
Ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë veçse atë që u takon – trajtim të barabartë. Si prind dhe si pedagog, e ndiej detyrim moral të jem në krah të tyre.”, theksoi Taravari.(INA)