Taravari: Nëse do të duhej VLEN-i në tërësi të identifikohej me një person, ky do të ishte Nevzat Bejta

Pas vendimit të koalicionit VLEN për të kandiduar Nevzat Bejtën për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e 11 janarit, ka reaguar Arben Taravari, një nga figurat kryesore të The post Taravari: Nëse do të duhej VLEN-i në tërësi të identifikohej me një person, ky do të ishte Nevzat Bejta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 11, 2025 - 17:00
 0
Taravari: Nëse do të duhej VLEN-i në tërësi të identifikohej me një person, ky do të ishte Nevzat Bejta

Pas vendimit të koalicionit VLEN për të kandiduar Nevzat Bejtën për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e 11 janarit, ka reaguar Arben Taravari, një nga figurat kryesore të koalicionit dhe ish-kryetar i komunës.

“Nëse do të duhej VLEN-i në tërësi të identifikohej me një person (individ), pa dyshim ky do të ishte Nevzat Bejta,” ka deklaruar Taravari.

Nga VLEN thonë që Bejta ka rezultuar bindshëm si zgjedhja më e besuar dhe më e preferuar.

“Qytetarët kanë vlerësuar përvojën e tij, projektet e realizuara dhe ndikimin pozitiv që ka pasur gjatë mandateve të mëhershme në krye të komunës. VLEN beson se Nevzat Bejta përfaqëson stabilitet, profesionalizëm dhe vizion për vazhdimin e zhvillimit të Gostivarit. Koalicioni mbetet i përkushtuar që qytetarëve t’u ofrojë alternativa të forta dhe kandidatura të dëshmuara në punë konkrete”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

The post Taravari: Nëse do të duhej VLEN-i në tërësi të identifikohej me një person, ky do të ishte Nevzat Bejta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .