Taravari pritet të japë dorëheqje nga posti i Ministrit – lëvizje dhe tensione në Qeveri!

Ministri i Shëndetësisë dhe njëherazi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pritet që gjatë ditës së sotme të dorëzojë dorëheqjen nga funksioni i tij qeveritar. Njoftimin e bëri vetë The post Taravari pritet të japë dorëheqje nga posti i Ministrit – lëvizje dhe tensione në Qeveri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 15, 2025 - 19:00
 0  3
Taravari pritet të japë dorëheqje nga posti i Ministrit – lëvizje dhe tensione në Qeveri!

Ministri i Shëndetësisë dhe njëherazi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pritet që gjatë ditës së sotme të dorëzojë dorëheqjen nga funksioni i tij qeveritar. Njoftimin e bëri vetë një ditë më parë, duke theksuar se dorëheqja është vendim personal, ndërsa pjesa tjetër e funksionarëve të ASH-së do të shkarkohen nga pozitat e tyre, shkruan Flaka Media

“Unë do të jap dorëheqje, kurse të tjerët do të shkarkohen”, deklaroi Taravari për agjencinë MIA.

Ende mbetet e paqartë nëse pas Taravarit do të tërhiqen edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, disa prej të cilëve kanë munguar në aktivitetet e fundit të partisë pa shpjegim zyrtar.

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, konfirmoi mëngjesin e sotëm se dorëheqja e Taravarit ende nuk ka mbërritur zyrtarisht në Parlament. Po ashtu, ai sqaroi se nuk ka asnjë njoftim për ndarje të grupit parlamentar të VLEN-it, i cili aktualisht funksionon me 14 deputetë.

Ndërkohë, pritet që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN të mbajnë koordinime për të përcaktuar emrat e kuadrove që do të zëvendësojnë pozitat e lëna nga ASH-Taravari. Ende nuk është sqaruar nëse do të ketë riorganizim të resorëve apo vetëm emërim të funksionarëve të rinj në vendet bosh.

Zhvillimet e fundit kanë nxitur reagime brenda koalicionit. Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa, parti pjesë e VLEN-it, deklaroi për TV21 se katër deputetë të Frontit Europian i janë bashkuar shumicës parlamentare. Ai shpreson që deputetët e Aleancës për Shqiptarët të mbeten pjesë e formacionit qeveritar.

“Shpresoj që deputetët e Aleancës do t’i thërrasin arsyes dhe do të qëndrojnë në formacionin e qeverisë,” theksoi Limani, duke paralajmëruar se edhe nëse Fronti Europian fiton disa deputetë të ASH-së, ekziston mundësia që t’iu largohen të tjerë.

Për momentin, situata mbetet fluide, me zhvillime të reja që pritet të ndodhin brenda ditëve në vijim, ndërsa vendimet e Taravarit dhe qëndrimi i deputetëve të tij do të jenë kyç për stabilitetin e koalicionit qeverisës. Flaka

The post Taravari pritet të japë dorëheqje nga posti i Ministrit – lëvizje dhe tensione në Qeveri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .