Mexhiti thotë se ai i ka dal zot çështjeve etnike në Qeveri, pasi Taravari tha se po ndodh margjinalizimi i shqiptarëve!
Ka stenograme në qeveri dhe do të shihen, thotë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i pyetur për deklaratat e Taravarit, i cili mes tjerash thotë se e braktisi qeverinë për shkak se The post Mexhiti thotë se ai i ka dal zot çështjeve etnike në Qeveri, pasi Taravari tha se po ndodh margjinalizimi i shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ka stenograme në qeveri dhe do të shihen, thotë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i pyetur për deklaratat e Taravarit, i cili mes tjerash thotë se e braktisi qeverinë për shkak se nuk u shënua progres në avancimin e të drejtave në lidhje me çështjet etnike, shkruan Flaka Media.
“Çështjeve etnike u kam dalë zot unë si zv/kryeministër i parë dhe në shumë raste edhe z.Arben Fetai si zv/kryeministër i dytë. Bashkërisht kemi punuar në ligjin për përfaqësim adekuat, në ligjin për gjuhën, në përfaqësimin adekuat dhe në tema të ndryshme që kanë qenë etnike”, tha mes tjerash Mexhiti.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar publikisht qeverinë për mungesë progresi në çështjet etnike dhe për margjinalizim të thellë të shqiptarëve në administratën shtetërore.
“Fatkeqësisht, ky nuk është ndryshimi që e kanë pritur shqiptarët. Premtuam decentralizim, por përballemi me një ligj që është edhe më shumë centralizim. Në administratën shtetërore ka margjinalizim të thellë ndaj shqiptarëve”, deklaroi Taravari.
ASH vendosi largimin nga qeveria. Taravari tha: “Kur të jemi në qeveri, nuk duam të jemi kukulla. O jemi si duhet, o më mirë të mos jemi fare,”. Flaka Media
The post Mexhiti thotë se ai i ka dal zot çështjeve etnike në Qeveri, pasi Taravari tha se po ndodh margjinalizimi i shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .