Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur: Theksohet domosdoshmëria e reformave dhe zgjedhjeve të lira më 11 janar
Njëri nga liderët e koalicionit AKI dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, zhvilloi sot një takim shumë të rëndësishëm dhe produktiv me ambasadorin e Francës, Christophe Le Rigoleur, në Ambasadën Franceze. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe orientimin evropian, ku u riafirmua se zbatimi i kornizës negociuese — […]
Njëri nga liderët e koalicionit AKI dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, zhvilloi sot një takim shumë të rëndësishëm dhe produktiv me ambasadorin e Francës, Christophe Le Rigoleur, në Ambasadën Franceze.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe orientimin evropian, ku u riafirmua se zbatimi i kornizës negociuese — përfshirë ndryshimet kushtetuese — mbetet e vetmja rrugë drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Po ashtu, biseda u fokusua në zgjedhjet lokale të 11 janarit, ku të dyja palët theksuan rëndësinë e garantimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe transparent, si kusht thelbësor për stabilitetin demokratik dhe forcimin e besimit të qytetarëve.
Taravari vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Francës për proceset reformuese, forcimin e demokracisë dhe përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit euro-atlantik të vendit.