Të besosh apo jo se do të bëhet parkingu? Qeveria ndau 20 milionë euro për parkimin nëntokësor “Skënderbeu”
Kanë kaluar 14 vite që kur ka nisur projekti për sheshin “Skënderbeu” në Shkup, i cili parashihte edhe parkimin nëntokësor, por që asnjëherë nuk u bë. Për këtë tani ka një shpresë të re, pasi qeveria aktuale ka ndarë mjete për të. Qytetarët janë me mendime të ndryshme nëse do të bëhet apo jo! Zëvendëskryeministri […] The post Të besosh apo jo se do të bëhet parkingu? Qeveria ndau 20 milionë euro për parkimin nëntokësor “Skënderbeu” appeared first on InfoShqip.com.
Kanë kaluar 14 vite që kur ka nisur projekti për sheshin “Skënderbeu” në Shkup, i cili parashihte edhe parkimin nëntokësor, por që asnjëherë nuk u bë. Për këtë tani ka një shpresë të re, pasi qeveria aktuale ka ndarë mjete për të. Qytetarët janë me mendime të ndryshme nëse do të bëhet apo jo!
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, dje në seancën qeveritare njoftoi se Qeveria ka vendosur të ndajë 20 milionë euro për financimin e këtij projekti.
Përndryshe afati fillestar për përmbylljen e projektit Sheshi “Skënderbeu” ishte viti 2014, pra është dashur të mbyllej para 10 vitesh. Faza e parë e sheshit përfundoi në vitin 2013. E dyta nisi gjatë vitit 2016, ndërsa sheshi u inaugurua në gusht 2017. Faza e tretë, që parashihte parkimet nën tokë, deri më tani nuk është nisur.
The post Të besosh apo jo se do të bëhet parkingu? Qeveria ndau 20 milionë euro për parkimin nëntokësor “Skënderbeu” appeared first on InfoShqip.com.