Sindikata nuk heq dorë nga kërkesa për pagë minimale 450 euro! Durmishi dëshiron edhe 600 euro, por do t’i pyes punëdhënësit
Ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, javën e ardhshme do t’i bindë punëdhënësit se është mirë që të rritet pagat minimale. Ai thotë se ka vullnet politik për rritje, por se kjo nuk varet nga ai. “Unë dua që të jetë 600 euro. Por ja të shohim të gjitha palët e prekura, të hapet […] The post Sindikata nuk heq dorë nga kërkesa për pagë minimale 450 euro! Durmishi dëshiron edhe 600 euro, por do t’i pyes punëdhënësit appeared first on InfoShqip.com.
Ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, javën e ardhshme do t’i bindë punëdhënësit se është mirë që të rritet pagat minimale. Ai thotë se ka vullnet politik për rritje, por se kjo nuk varet nga ai.
“Unë dua që të jetë 600 euro. Por ja të shohim të gjitha palët e prekura, të hapet tema në tryezë në ditët e para të muajit dhjetor do të hapet kjo temë… të shohim të gjitha palët, të shohim edhe mundësitë e Qeverisë, a janë paraparë aq mjete apo jo, ose a do të ketë mundësi që ata t’i mbulojnë. Do të shohim edhe kërkesat e punëdhënësve për shkak se edhe ata janë palë interesi në këtë kërkesë”, tha Besar Durmishi, ministër për Ekonomi dhe Punë.
Për kryetarin e Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, nevojitet rritje e pagës minimale për shkak ikja e punëtorëve, para së gjithash në sektorin e ndërtimtarisë është brengosëse, sepse brenda shtatë vieteve nga vendi janë shpërngulur 12 500 punëtorë të ndërtimtarisë. Theksoi se në Mal të Zi paga minimale është 680 euro, nga një janari në Bosnjë dhe Hercegovinë do të jetë 600 euro, ndërsa në Serbi 454 euro dhe andaj duhet të pranohet kërkesa e sindikatës që paga minimale të jetë 450 euro.
“Në sektorin publik një numër shumë i vogël i punëtorëve marrin pagë minimale dhe për një numër të vogël do të jetë ngarkesë e buxhetit. Ndërsa për pronarët në sektorin privat nuk duhet askujt që t’i vijë keq, aq më pak neve sindikatave”, shtoi Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.
Trendafillov publikoi të dhënë se 10 000 punëtorë në vend marrin 22 500 denarë pagë, ndërsa 25 mijë pagë minimale prej 22 567 denarë, që do të thotë se pagat u jepen në zarf dhe në nivel vjetor shteti humb nga 250 milionë euro për shkak të tatimeve të pa grumbulluara në fondin pensional dhe shëndetësor. Sipas llogaritjeve, harmonizimi ligjor i pagës minimale që vijon në mars të vitit 2025 do të jetë nga 1 600 deri në 1 800 denarë më shumë, që do të thotë se paga minimale do të jetë 24 100 deri në 24 300 denarë.
The post Sindikata nuk heq dorë nga kërkesa për pagë minimale 450 euro! Durmishi dëshiron edhe 600 euro, por do t’i pyes punëdhënësit appeared first on InfoShqip.com.