Ndërtimet mbi varrezat ilire, për Lutkovin s’është kontestuese, Sulejmani thotë se s’ka njohuri
Nuk ka asgjë kontestuese që po ndërtohen banesa mbi varrezat ilire, tha ministri i Kulturës Zoran Lutkov në emisionin Daily Click në TV21. Ai shton se lokacioni ku u gjet pllaka “Dardanus”, është karakterizuar si trashëgimi lëvizëse dhe se si rrjedhojë, pas ekzaminimeve, aty mund të ndërtohet. Ndërsa zëvendësministri i Kulturës, Sadat Sulejmani nuk ka […] The post Ndërtimet mbi varrezat ilire, për Lutkovin s’është kontestuese, Sulejmani thotë se s’ka njohuri appeared first on InfoShqip.com.
![Ndërtimet mbi varrezat ilire, për Lutkovin s’është kontestuese, Sulejmani thotë se s’ka njohuri](https://www.infoshqip.com/wp-content/uploads/2024/11/Screenshot_7-9.jpg)
Nuk ka asgjë kontestuese që po ndërtohen banesa mbi varrezat ilire, tha ministri i Kulturës Zoran Lutkov në emisionin Daily Click në TV21. Ai shton se lokacioni ku u gjet pllaka “Dardanus”, është karakterizuar si trashëgimi lëvizëse dhe se si rrjedhojë, pas ekzaminimeve, aty mund të ndërtohet.
Ndërsa zëvendësministri i Kulturës, Sadat Sulejmani nuk ka informacione në lidhje me ndërtimet e banesave që po bëhen këtë lokacion arkeologjik në Shkup.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, tha se koalicioni VLEN e ka ngritur si çështje dhe do e shohin se si mund ta ruajnë trashëgiminë e këtij vendi.
The post Ndërtimet mbi varrezat ilire, për Lutkovin s’është kontestuese, Sulejmani thotë se s’ka njohuri appeared first on InfoShqip.com.