“Të luftosh tërë jetën, që nga fëmijëria”, historia e dhimbshme e Mirsada Qatoviqit

Mirsada Qatoviq jeton vetë, ndërsa ndihma sociale që e merr nga shteti është e ardhura e saj e vetme. Në atë copë toke që e posedon, mbjell perime të ndryshme me qëllim që të kursej nga 4600 denarët që i merr. Me lot në sy tregon se pesë herë deri më tani i është vërshuar […] The post “Të luftosh tërë jetën, që nga fëmijëria”, historia e dhimbshme e Mirsada Qatoviqit appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 7, 2024 - 23:00
 0  8
“Të luftosh tërë jetën, që nga fëmijëria”, historia e dhimbshme e Mirsada Qatoviqit

Mirsada Qatoviq jeton vetë, ndërsa ndihma sociale që e merr nga shteti është e ardhura e saj e vetme. Në atë copë toke që e posedon, mbjell perime të ndryshme me qëllim që të kursej nga 4600 denarët që i merr. Me lot në sy tregon se pesë herë deri më tani i është vërshuar shtëpia.

Tregon se me ndihmën sociale që e merr së pari paguan faturat e rrymës dhe ujit, ndërsa me pjesën tjetër blen ilaçe. Shpeshherë ndodh që kur nuk ka të holla, te një barnatore që e njohin i merr ilaçet me veresi, e më pas kur e merr ndihmën sociale i paguan.

Apeli i Mirsadës deri te të gjithë njerëzit human është që t’i ndihmojnë për të rinovuar shtëpinë por edhe për të gjitha pajisjet më të nevojshme.

Të luftosh tërë jetën, që nga fëmijëria e deri në moshën 49 vjeçe – kjo është storja e Mirsada Qatoviq nga Lagja Boardovcë e Shkupit, e cila para objektivit të emisionit “Edhe unë jam këtu” na i tregoi hallet e saj.

The post “Të luftosh tërë jetën, që nga fëmijëria”, historia e dhimbshme e Mirsada Qatoviqit appeared first on InfoShqip.com.