“Të njëjtat montime mi bënin edhe mua”, Gresa Gashi i del në mbrojtje Albës ndërsa akuzon produksionin e BBVK për shtrembërim të situatave

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” u karakterizua nga tensione të forta, ku protagoniste absolute ishte Alba Pollozhani. Konkurrentja shpërtheu me akuza të ashpra ndaj produksionit, duke pretenduar se klipi i transmetuar për debatin e saj me Elijonën ishte i manipuluar dhe nuk pasqyronte realitetin e situatës. Tensioni u shtua kur Alba refuzoi […]

Nëntor 22, 2025 - 19:00
 0
“Të njëjtat montime mi bënin edhe mua”, Gresa Gashi i del në mbrojtje Albës ndërsa akuzon produksionin e BBVK për shtrembërim të situatave

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” u karakterizua nga tensione të forta, ku protagoniste absolute ishte Alba Pollozhani.

Konkurrentja shpërtheu me akuza të ashpra ndaj produksionit, duke pretenduar se klipi i transmetuar për debatin e saj me Elijonën ishte i manipuluar dhe nuk pasqyronte realitetin e situatës.

Tensioni u shtua kur Alba refuzoi të qetësohej dhe qëndroi për orë të tëra në dhomën e rrëfimit. Ulërimat e saj dëgjoheshin qartë edhe në sallonin e shtëpisë gjatë transmetimit ‘Prime’, duke shqetësuar banorët e tjerë dhe publiku.

Megjithatë, ndërsa shumica kritikuan sjelljen e saj, një mbështetje e papritur erdhi nga jashtë. Gresa Gashi, ish-banore e sezonit të kaluar, reagoi në Instagram duke i dhënë të drejtë të plotë Albës.

Misteri i Albës në Big Brother VIP Kosova 4, banorja mungon prej 14 orësh në shtëpi – konkurrentët pyesin se ku ndodhet

Gresa jo vetëm e mbrojti Albën, por hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si produksioni monton videot: “Të njëjtat montime të videove mi kanë pas bërë edhe mua për me qit dikon tjetër mirë, por më pëlqen Alba që jau tha në sy,” – shkroi ajo, duke treguar se ka përjetuar të njëjtën “padrejtësi” për të favorizuar banorë të tjerë.

Në një postim tjetër, ku shfaqet Alba në ekran, Gresa entuziazmohet: “A ju thashhhhh… ALBAAA,” duke duartrokitur guximin e banores për t’u përballur me “Vëllain e Madh”.