Temperaturat sot në Kosovë deri në 38 gradë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik, nuk parashihen reshje gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 15°C, ndërsa ato maksimale pritet...

gusht 22, 2026 - 09:00
Temperaturat sot në Kosovë deri në 38 gradë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik, nuk parashihen reshje gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32°C deri në 38°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë edhe përforcime të përkohshme.

Ndërkohë, indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.