Tentoi t’i arratisej policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident në Fier

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit. Një automjet pasi nuk i ka ndaluar policisë, në përpjekje për tu larguar, është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e

Prill 9, 2026 - 09:30
Tentoi t’i arratisej policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident në Fier
tentoi-t’i-arratisej-policise,-drejtuesi-i-mjetit-shkakton-aksident-ne-fier

tentoi-t’i-arratisej-policise,-drejtuesi-i-mjetit-shkakton-aksident-ne-fier

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit. Një automjet pasi nuk i ka ndaluar policisë, në përpjekje për tu larguar, është përplasur me një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, shkruan vizionplus.tv.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në komisariat.