Tërmeti 6,1 ballësh në Turqi, u regjistruan mbi 100 lëkundje pasuese

Mbrëmë, rajoni Balikeshir në Turqi u godit nga një tërmet me fuqi 6,1 ballë sipas shkallës Rihter, në orën 22:48 sipas kohës lokale. Pas tij janë ndjerë mbi 100 lëkundje pasuese, ku më e fuqishmja ishte 4,4 ballë. Nga tërmeti u lënduan 18 persona, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, njoftoi se janë […] The post Tërmeti 6,1 ballësh në Turqi, u regjistruan mbi 100 lëkundje pasuese appeared first on InfoShqip.com.

tetor 28, 2025 - 09:30
 0
Tërmeti 6,1 ballësh në Turqi, u regjistruan mbi 100 lëkundje pasuese

Mbrëmë, rajoni Balikeshir në Turqi u godit nga një tërmet me fuqi 6,1 ballë sipas shkallës Rihter, në orën 22:48 sipas kohës lokale. Pas tij janë ndjerë mbi 100 lëkundje pasuese, ku më e fuqishmja ishte 4,4 ballë.

Nga tërmeti u lënduan 18 persona, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, njoftoi se janë regjistruar 504 raportime, përfshirë 25 për dëmtime strukturore.

Sipas njoftimit të Zyrës së Guvernatorit të Balikeshirit, shkollat sot nuk do të punojnë, ndërsa gratë shtatzëna dhe personat me aftësi të kufizuara që punojnë në institucione dhe organizata publike janë në pushim administrativ.

Mbyllje shkollash u vendos edhe në pesë rajone të Manisës – Akhisar, Soma, Demirxhi, Kirikagaç dhe Gerdes – ku institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura për një ditë.

Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në Stamboll dhe në provincat përreth. Ky ishte tërmeti i dytë identik në këtë rajon këtë vit, pas një tërmeti me të njëjtën fuqi, që goditi Balikeshirin më 10 gusht.

The post Tërmeti 6,1 ballësh në Turqi, u regjistruan mbi 100 lëkundje pasuese appeared first on InfoShqip.com.