Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 06:00 të mëngjesit në Greqi, 23 kilometra në jugperëndim të Lassithit. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tij ndodhet në zonën detare, 23 kilometra në jug-jugperëndim të Goudourasit, në Lassithi, ndërsa thellësia është 9.7 km, sipas abcnews.al. Deri tani nuk janë raportuar dëme, ndërsa

Prill 24, 2026 - 12:30
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
termeti-me-magnitude-5.7-godet-greqine

termeti-me-magnitude-5.7-godet-greqine

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 06:00 të mëngjesit në Greqi, 23 kilometra në jugperëndim të Lassithit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tij ndodhet në zonën detare, 23 kilometra në jug-jugperëndim të Goudourasit, në Lassithi, ndërsa thellësia është 9.7 km, sipas abcnews.al.

Deri tani nuk janë raportuar dëme, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës, shkruan Protothema.

Sipas kryetarit të bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, tërmeti ishte i fortë dhe zgjati shumë.

Deri në këtë moment, në të njëjtën zonë, pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe pesë tërmete të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 3.8.