“TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, reagon Bardhyl Mahmuti pas heshtjes së institucioneve për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Aktivisti Bardhyl Mahmuti ka kritikuar instituacionet maqedonase që nuk kanë shpallur ditë zie për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapo. “TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, shkruan Mahmuti duke kritikuar ashpër Qeverinë qendrore dhe strukturat lokale për mosrespektimin e pikëllimit popullor pas vdekjes së këngëtarit shumë të dashur, Shpat Kasapi. Reagimi i plot: TETOVË! […]

Nëntor 30, 2025 - 13:00
 0
“TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, reagon Bardhyl Mahmuti pas heshtjes së institucioneve për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit
Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Aktivisti Bardhyl Mahmuti ka kritikuar instituacionet maqedonase që nuk kanë shpallur ditë zie për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapo.

“TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, shkruan Mahmuti duke kritikuar ashpër Qeverinë qendrore dhe strukturat lokale për mosrespektimin e pikëllimit popullor pas vdekjes së këngëtarit shumë të dashur, Shpat Kasapi.

Reagimi i plot:

TETOVË! TURPI T’I MBULOFTË UDHËHEQËSIT POLITIKË!

Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë (VMRO–PDSH) shpallën 17 tetorin zi kombëtare, ndërkaq qyteti i lindjes së tij, Krusheva, shpalli tri ditë zie!

Më 26 nëntor 2025, vdiq nga arresti kardiak Shpat Kasapi, këngëtari më i popullarizuar shqiptar i viseve shqiptare nën Maqedoni.

Meqenëse Shpat Kasapi vdiq në Itali dhe transferimi i kufomës mori kohë katër ditë për ta sjellë në vendlindje, udhëheqësit e pushtetit qendror dhe lokal kishin në dispozicion katër ditë që të respektonin zyrtarisht dhembjen dhe pikëllimin e shqiptarëve. Për turp, si pushteti i nivelit qendror ashtu edhe ai i pushteti lokal, injoruan tërësisht dhembjen dhe pikëllimin tonë!

Sidoqoftë, për familjarët është një lehtësim i madh kur shohim që qindra mijëra mesazhe ngushëllimi na kanë ardhur nga të katër anët e globit për të ndarë me ne dhembjen e madhe!

Shpat Kasapi ishte një YLL, drita e së cilit do të vazhdojë të shihet edhe gjatë shekujve në vijim.