Thirrja kontroverse e Kanye West për korin e ri në projektin “Vultures Carnival” shkakton reagime të ashpra
Kanye West ka shkaktuar polemika të reja me një thirrje për krijimin e një kori të ri, duke vendosur kritere që shumë i konsiderojnë diskriminuese dhe provokuese. Në një postim në rrjetet sociale, reperi 47-vjeçar kërkoi “huliganë” për të interpretuar në projektin e tij muzikor. Kandidatët duhet të jenë burra në formë fizike, me lëkurë […]

Kanye West ka shkaktuar polemika të reja me një thirrje për krijimin e një kori të ri, duke vendosur kritere që shumë i konsiderojnë diskriminuese dhe provokuese.
Në një postim në rrjetet sociale, reperi 47-vjeçar kërkoi “huliganë” për të interpretuar në projektin e tij muzikor.
Kandidatët duhet të jenë burra në formë fizike, me lëkurë të errët si Sean ‘Diddy’ Combs dhe të gatshëm të rruajnë kokën, shkruan DailyMail.
Së fundmi, ai kërkoi që ata të vishnin bluza me simbole naziste, duke shkaktuar zemërim të madh.
Reagimet ishin të menjëhershme. Shumë fansa e kritikuan ashpër për përfshirjen e simboleve naziste dhe diskriminimin mbi bazën e lëkurës.
“Kjo është sjellje qesharake dhe e turpshme”, tha një komentues. Të tjerë u shprehën të shokuar nga ekstremizmi i tij i vazhdueshëm.
West, i cili ka humbur mbështetje të madhe nga industria për komentet e tij antisemitike, vazhdon të përballet me kundërshtime të forta.
ADL e cilësoi sjelljen e tij si “të papranueshme dhe të rrezikshme”, duke paralajmëruar për ndikimin e tij negativ në rritjen e ekstremizmit.