Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë

Shtatë vetura janë thyer në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë e ku janë vjedhur edhe gjësende të ndryshme. Policia ka njoftuar, se është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Raportohet se në parkingun e një objekti janë thyer 7 vetura, prej të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshme (kryesisht

dhjetor 25, 2025 - 10:00
 0
Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë
Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë

Thyhen shtatë vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë

Shtatë vetura janë thyer në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë e ku janë vjedhur edhe gjësende të ndryshme. Policia ka njoftuar, se është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se në parkingun e një objekti janë thyer 7 vetura, prej të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshme (kryesisht vegla pune). Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.