Toshkovski: Janë privuar nga liria 3 persona që përdhosën flamurin shqiptar në Prilep!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se policia ka privuar nga liria 3 persona nga Prilepi që kanë përdhosur flamurin shqiptar. “Tre persona, gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë janë privuar nga liria në Prilep të cilët kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar. Njëri nga ata është i mitur, dy të tjerët janë […]

Nëntor 30, 2024 - 15:00
 0  6
Toshkovski: Janë privuar nga liria 3 persona që përdhosën flamurin shqiptar në Prilep!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se policia ka privuar nga liria 3 persona nga Prilepi që kanë përdhosur flamurin shqiptar.

“Tre persona, gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë janë privuar nga liria në Prilep të cilët kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar. Njëri nga ata është i mitur, dy të tjerët janë të rritur. Kishte një incizim që iu dorëzua MPB-së ku flamuri shqiptar është në tokë dhe I njejti shkelet më makinë dhe aty ka njerëz që ndihmojnë. Dmth ata tre persona që drejtpërdrejt marrin pjesë në ngjarje janë identifikuar, janë arrestuar dhe në bazë të urdhërit të prokurorit, do të pasojnë kallzimet penale”, ka deklaruar Toshkovski./Gazeta LAJM