Ademi: Shqiptarët paraburgosen me kallëzime penale, për policin paralajmërohet vetëm procedurë disiplinore
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar përmes një shkrimi në lidhje me arrestimet për përdhosje të flamurit shtetëror dhe flamurit kombëtar shqiptar, përcjell TV21. Ademi thotë se nuk ka trajtim të njëjtë ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin. “Përderisa shqiptarët, përshirë edhe të mitur, paraburgosen me kallëzime penale; në anën tjetër asnjë sanksion […]
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar përmes një shkrimi në lidhje me arrestimet për përdhosje të flamurit shtetëror dhe flamurit kombëtar shqiptar, përcjell TV21. Ademi thotë se nuk ka trajtim të njëjtë ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin.
“Përderisa shqiptarët, përshirë edhe të mitur, paraburgosen me kallëzime penale; në anën tjetër asnjë sanksion nuk ka, madje as për policin, për të cilin paralajmërohet vetëm procedurë diciplinore, jo edhe penale. Ai sot shëtitet lirshëm duke u krekosur me gjestin “patriotik” të tij. E gjithë kjo drejtësi selektive realizohet nën slloganin “Македонија повторно твоја””, ka shkruar Ademi.