Toshkovski: Zjarri si pasojë e mjeteve piroteknike, ishin sjellë nga banda muzikore

Institucionet kompetente ende janë duke zbatuar ekspertizën për zjarrin e madh që shpërtheu në diskotekën në Koçanë ku humbën jetën 59 persona. Obduksioni tashmë ka përfunduar për 15 trupa të pajetë të viktimave, kurse nga të lënduarit 45 janë në situatë kritike dhe janë transportuar në spitale në Greqi, Bullgari, Serbi, Turqi. Të gjithë të […] The post Toshkovski: Zjarri si pasojë e mjeteve piroteknike, ishin sjellë nga banda muzikore appeared first on InfoShqip.com.

Mars 17, 2025 - 14:01
 0  3
Toshkovski: Zjarri si pasojë e mjeteve piroteknike, ishin sjellë nga banda muzikore

Institucionet kompetente ende janë duke zbatuar ekspertizën për zjarrin e madh që shpërtheu në diskotekën në Koçanë ku humbën jetën 59 persona.

Obduksioni tashmë ka përfunduar për 15 trupa të pajetë të viktimave, kurse nga të lënduarit 45 janë në situatë kritike dhe janë transportuar në spitale në Greqi, Bullgari, Serbi, Turqi.

Të gjithë të dyshuarit për këtë ngjarje tragjike janë në paraburgim – tha Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Sipas tij bëhet fjalë për 11 persona.

“Është tërhequr fletarresti për katër personat dhe të njëjtit janë privuar nga policia. Në stacionet policore në Tetovë dhe Shkup janë ndaluar 5 persona, në mesin e të cilëve edhe një ish-ministër. Janë kryer bastisje tek dy persona zyrtar nga Ministria e Ekonomisë, në byro të kontabilitetit dhe në shtëpinë e pronarit. Dhënia e licensave për objekte të këtilla është nën kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë, kurse licensa për këtë diskotekë është e falsifikuar. Në Shtip dje janë ndaluar 13 persona – pronari, pjesëtarë të sigurimit, punëdhënësi, shitësi I biletave, inspektorë të inspektoratit të punës, pronari i objektit” – tha Toshkovski.

Ai deklaroi se krahas lëshimeve të mëdha gjatë funksionimit 15-vjecar të këtij lokali, është konstatuar se edhe përdorimi i mjeteve piroteknike ka qenë pa leje adekuate.

“Zjarri ka shpërthyer si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, të cilët I kishte siguruar banda muzikore. Personi I ngarkuar për përdorimin e këtyre mjeteve ka humbur jetën gjatë fatkeqësisë. Në objekt ka patur 500 persona, kurse ishin shitur 250 bileta” – tha Ministri Toshkovski.

Objekti ka qenë I destinuar për industry të lehtë e jo për hoteleri – tha në press-konferencë Toshkovski duke shtuar se janë shkelur të gjitha standardet e mbrojtjes kundër zjarrit.

Sipas tij, hetimet vazhdojnë dhe duhet të konstatohen rregullat që të parandalohen ngjarje të këtilla.

“Në periudhën e ardhshme do të zbatohen kontrolle të ashpra inspektuese që në sipërfaqe do të nxjarrein lëshimet sistematike. Duhet me vendosmëri të ndryshohet dicka në këtë shtet ose nuk do ta kemi. Secili i implikuar në këtë tragjedi, do të përgjigjet” – tha Ministri Toshkovski.

The post Toshkovski: Zjarri si pasojë e mjeteve piroteknike, ishin sjellë nga banda muzikore appeared first on InfoShqip.com.