Trageti kthehet me urgjencë në portin e Durrësit, gruaja shtatzënë pëson abort
Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 drejt Barit. Rreth orës 15:50, Kapiteneria e Portit të Durrësit mori një njoftim për një rast urgjent të një shtetaseje shqiptare që kishte pësuar një abort spontan gjatë udhëtimit. Pasi u
![Trageti kthehet me urgjencë në portin e Durrësit, gruaja shtatzënë pëson abort](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709420-trageti-kthehet-me-urgjence-ne-portin-e-durresit-gruaja-shtatzene-peson-abort.png)
![trageti-kthehet-me-urgjence-ne-portin-e-durresit,-gruaja-shtatzene-peson-abort](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709420-trageti-kthehet-me-urgjence-ne-portin-e-durresit-gruaja-shtatzene-peson-abort.png)
Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 drejt Barit. Rreth orës 15:50, Kapiteneria e Portit të Durrësit mori një njoftim për një rast urgjent të një shtetaseje shqiptare që kishte pësuar një abort spontan gjatë udhëtimit.
Pasi u vlerësua situata, Kapiteneria urdhëroi menjëherë kthimin e tragetit për të mundësuar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rimorkiatori “Joni” u vendos në gatishmëri për të transportuar shtetasen Jolanda T. drejt portit, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet portuale, një ambulancë e Autoritetit Portual Durrës (APD) u përgatit për ta transportuar atë në spital, raporton Top Channel.