Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në aksident të rëndë

Ky është i riu, Bylbyl Avdulla Mazreku (19), i cili ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur automjeti me të cilin po udhëtonte i riu është përplasur kokë më kokë me

Prill 11, 2026 - 22:30
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në aksident të rëndë
tragjedi-ne-austri:-humb-jeten-19-vjecari-nga-kosova-ne-aksident-te-rende

tragjedi-ne-austri:-humb-jeten-19-vjecari-nga-kosova-ne-aksident-te-rende

Ky është i riu, Bylbyl Avdulla Mazreku (19), i cili ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur automjeti me të cilin po udhëtonte i riu është përplasur kokë më kokë me një kamion, teksa ai po shkonte në vendin e punës.

Ekipet e emergjencës kanë reaguar menjëherë dhe i është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, por për shkak të lëndimeve të rënda, 19-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.