Tragjedi në Prishtinë: 49-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia gjatë punës

Një 49-vjeçar ka vdekur në lagjen Veternik në Prishtinë, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti është raportuar rreth orë...

gusht 24, 2026 - 14:00
Tragjedi në Prishtinë: 49-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia gjatë punës

Një 49-vjeçar ka vdekur në lagjen Veternik në Prishtinë, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti është raportuar rreth orës 10:00.

“Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.