Tragjedia në Koçan, Shqipëria dhe gjithë rajoni solidarizohen me RMV, gati për ndihmë spitalore për të lënduarit
Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje përcollën mesazhe ngushëllimi për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, si dhe shprehën gatishmërinë për të ofruar ndihmë spitalore për qindra të lënduarit. “Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit”, […] The post Tragjedia në Koçan, Shqipëria dhe gjithë rajoni solidarizohen me RMV, gati për ndihmë spitalore për të lënduarit appeared first on InfoShqip.com.

Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje përcollën mesazhe ngushëllimi për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, si dhe shprehën gatishmërinë për të ofruar ndihmë spitalore për qindra të lënduarit.
“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit”, shkruan kryeministri Edi Rama, duke shtuar se “shpreh gatishmërinë për çfarë do qoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”.
Mesazhe ngushëllimi për vendin fqinj u përcollën dhe nga Presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, të cilët uruan shërim të shpejtë të personave të plagosur.
Edhe Kosova u gjend pranë Maqedonisë së Veriut në këtë ditë tragjike.
“Lajme shkatërruese nga Koçani. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, u shpreh Presidentja Vjosa Osmani, duke shtuar se “Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”. Me të prekurit e tragjedisë u solidarizua edhe kryeministri Albin Kurti, i cili shprehu ngushëllime në emër të qytetarëve të Kosovës.
Greqia dhe Kroacia hapën menjëherë dyert e spitaleve, duke pritur disa prej të plagosurve, që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që Serbia shpalli 18 marsin ditë zie kombëtare.
Një mesazh ngushëllimi për tragjedinë Maqedonia e Veriut e mori edhe nga Papa Françesku. Në një telegram dërguar peshkopit të Shkupit, Kiro Stojanov, Françesku shpreh ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave, duke theksuar se ndodhet shpirtërisht pranë të lënduarve.
The post Tragjedia në Koçan, Shqipëria dhe gjithë rajoni solidarizohen me RMV, gati për ndihmë spitalore për të lënduarit appeared first on InfoShqip.com.