Tragjedia në Tetovë, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes

Prokuroria Themelore në Tetovë është deklaruar në lidhje me rastin tragjik të 25-vjeçares nga Kosova e cila u gjetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës nga një kalimtar pas tregut të gjelbër në Tetovë. Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë

Nëntor 6, 2025 - 10:30
 0
Tragjedia në Tetovë, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes
Tragjedia në Tetovë, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes

Tragjedia në Tetovë, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes

Prokuroria Themelore në Tetovë është deklaruar në lidhje me rastin tragjik të 25-vjeçares nga Kosova e cila u gjetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës nga një kalimtar pas tregut të gjelbër në Tetovë.

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë ku mbet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë”, përfundon njoftimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Për rastin kanë njoftuar edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.