Trençevska: VMRO-DPMNE po shkel ligjin për prokurim publik

“VMRO-DPMNE me propozim-amandamentet e Ligjit për Prokurim Publik po përpiqet t’i hapë dyert keqpërdorimit të pakufishëm të mjeteve publike, duke shfuqizuar të vetmen mbrojtje që mbron buxhetin e qytetarëve – The post Trençevska: VMRO-DPMNE po shkel ligjin për prokurim publik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 14, 2024 - 01:00
 0  7
Trençevska: VMRO-DPMNE po shkel ligjin për prokurim publik

“VMRO-DPMNE me propozim-amandamentet e Ligjit për Prokurim Publik po përpiqet t’i hapë dyert keqpërdorimit të pakufishëm të mjeteve publike, duke shfuqizuar të vetmen mbrojtje që mbron buxhetin e qytetarëve – kontrollin administrativ të Byrosë së Prokurimit Publik. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit dhe shkatërrimin e ligjit të 2019-ës. Kjo po i hap rrugë korrupsionit masiv dhe po e kthen sistemin në kohën e keqpërdorimeve të pandëshkuara te tenderëve”, tha sot deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska.

“VMRO-DPMNE me këto ndryshime kërkon të heqë plotësisht të gjithë mekanizmat e kontrollit, duke e kthyer Ligjin për Prokurim Publik në mjet për interesat e tyre personale. Heqja e kontrollit administrativ krijon kushte ideale për marrëveshje korruptive, nepotizëm dhe keqpërdorim të parave të qytetarëve. Kjo do të thotë se prokurimi publik nuk do të jetë më nën asnjë kontroll dhe paratë publike do të përfundojnë në xhepat e kompanive të privilegjuara afër majës së VMRO-DPMNE-së”, tha Trençevska.

“Pa debat, pa transparencë, pa përgjegjësi, VMRO-DPMNE po mundohet ta kalojë këtë ligj me procedurë të shkurtuar. Pa konsultim me publikun ekspert, organizatat joqeveritare apo profesionistët që merren me prokurimet publike, kjo është një përpjekje e qartë për të fshehur qëllimin real të qeverisë – për ta bërë paranë publike thesarin personal të strukturave partiake”, shtoi ajo.

The post Trençevska: VMRO-DPMNE po shkel ligjin për prokurim publik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .