Dy persona nga Makedonski Brodi zyrtarë të Qendrës Sociale kanë marrë denoncim për përdhunim të një fëmije, por nuk kanë vepruar
SPBManastir – DPB Makedonski Brod, në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (38) dhe K.V. (44), të dy nga Makedonski Brodi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosparaqitje e veprës penale apo kryerësit” e paraparë dhe e dënueshme nga neni 364 paragrafi 2 […]


SPBManastir – DPB Makedonski Brod, në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (38) dhe K.V. (44), të dy nga Makedonski Brodi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosparaqitje e veprës penale apo kryerësit” e paraparë dhe e dënueshme nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Ata kanë pranuar me telefon kallëzim për sulm seksual dhe përdhunim të një fëmije që ishte vendosur në familje kujdestare dhe ishte nën moshën 15 vjeçare, të kryer nga një person nga Makedonski Brodi, por nuk kanë marrë asnjë veprim zyrtar, transmeton Portalb.mk.
I padituri i parë, drejtor i Institucionit Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Makedonski Brod, dhe i padituri i dytë, punëtor social në institucion, më 07.03.2025 kanë pranuar me telefon kallëzim për sulm seksual dhe përdhunim të një fëmije që ishte vendosur në familje kujdestare dhe ishte nën moshën 15 vjeçare, të kryer nga një person nga Makedonski Brodi.
“Të raportuarit pas marrjes së kallëzimit nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim zyrtar, pasi si zyrtarë me vetëdije kanë dështuar të denoncojnë një krim për të cilin kanë mësuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe aktet nënligjore, Ligjin për drejtësi për fëmijët, duke krijuar kështu kusht për viktimizimin e përsëritur të fëmijës viktimë të një krimi”, thonë nga MPB.