Treni i Bllacës do të shndërrohet në muze!

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka njoftuar se treni i Bllacës, që simbolizon refugjatët e Luftës së Kosovës që qëndruan në Maqedoninë e Veriut, do të shndërrohet në muze, transmeton TV21. Kjo do të mundësohet pasi sot është nënshkruar marrëveshja e cila është vazhdimësi e bashkëpunimeve të vazhdueshme me Agjencinë për Menaxhimin e […]

Mars 4, 2025 - 03:00
 0  4
Treni i Bllacës do të shndërrohet në muze!

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka njoftuar se treni i Bllacës, që simbolizon refugjatët e Luftës së Kosovës që qëndruan në Maqedoninë e Veriut, do të shndërrohet në muze, transmeton TV21.

Kjo do të mundësohet pasi sot është nënshkruar marrëveshja e cila është vazhdimësi e bashkëpunimeve të vazhdueshme me Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

 

 

“Treni i Bllacës do të shndërrohet në muze!
Komuna e Hanit të Elezit dhe Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po bashkëpunojnë për hartimin e projektit të interierit, duke e kthyer këtë tren në një hapësirë përkujtimore që rrëfen një pjesë të rëndësishme të historisë sonë.
Sot u nënshkrua marrëveshja e cila është vazhdimësi e bashkëpunimeve të vazhdueshme me Agjencionin duke implementuar suksesshëm tri faza paraprake e duke e kthyer vëmendjen nga pikat turistike të Hanit të Elezit, e në veçanti ruajtjen e trashëgimisë historike të Parkut Memorial”, njoftoi Ballazhi.