Trump tha se Kina do të blejë naftë amerikane, rriten çmimet e naftës!
Çmimet e naftës janë rritur sot me më shumë se 1 për qind, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Kina planifikon të blejë naftë bruto nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell TV21. Çmimi i naftës së tipit “Brent” u rrit me ...
Çmimet e naftës janë rritur sot me më shumë se 1 për qind, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Kina planifikon të blejë naftë bruto nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell TV21.
Çmimi i naftës së tipit “Brent” u rrit me 1,17 dollarë, ose 1,11 për qind, duke arritur në 106,89 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e lehtë amerikane u shtrenjtua me 1,10 dollarë, respektivisht 1,09 për qind, në 102,27 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimeve është nxitur gjithashtu nga shqetësimet për sulme të mundshme ndaj anijeve dhe konfiskime në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten pavarësisht informacioneve nga Irani se rreth 30 anije kanë kaluar dje përmes Ngushticës së Hormuzit.
The post Trump tha se Kina do të blejë naftë amerikane, rriten çmimet e naftës! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.