Tudor bën gati valixhet, trajneri i madh merr drejtimin e Juventusit

Tudor bën gati valixhet, Juventus ka gjetur trajnerin e ri. Vështirësitë e Juventusit vazhdojnë, pasi seria pa fitore u zgjerua në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, pas humbjes 1-0 ndaj Lacios, mbrëmjen e djeshme në “Stadio Olimpico”. Një tjetër rezultat që e rrit ndjeshëm presionin mbi trajnerin e bardhezinjve, Igor Tudor. Calciomercato, ka lëshuar […]

tetor 27, 2025 - 14:30
 0
Tudor bën gati valixhet, trajneri i madh merr drejtimin e Juventusit

Tudor bën gati valixhet, Juventus ka gjetur trajnerin e ri.

Vështirësitë e Juventusit vazhdojnë, pasi seria pa fitore u zgjerua në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, pas humbjes 1-0 ndaj Lacios, mbrëmjen e djeshme në “Stadio Olimpico”.

Një tjetër rezultat që e rrit ndjeshëm presionin mbi trajnerin e bardhezinjve, Igor Tudor.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se drejtuesit e Juventusit e kanë gjetur trajnerin e ri.

Sipas Calciomercato, Biankonerët janë të gatshëm tia besojnë drejtimin e skuadrës Xavit.

Xavi është aktualisht i lirë pas aventurës te Barcelona dhe është i gatshëm ta merr drejtimin e Zonjës së Vjetër.