U godit nga vetura në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë – Policia jep detaje për këmbësoren
Këmbësorja e cila u goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka pranuar tretman mjekësor. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai, mes tjerash tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit. “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident


Këmbësorja e cila u goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka pranuar tretman mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. Ai, mes tjerash tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.
Dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësore në Prishtinë
