Rifillon numërimi i votave në Mitrovicë pas urdhrit të Prokurorisë Themelore

Në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në komunën e Mitrovicës ka rifilluar procesi i numërimit të votave, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që ka urdhëruar vazhdimin e procesit të ndërprerë mbrëmë për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime. Vendimi i Prokurorisë është marrë pas sqarimit zyrtar nga kompania sllovene CETIS, e cila

Nëntor 11, 2025 - 18:00
 0
Rifillon numërimi i votave në Mitrovicë pas urdhrit të Prokurorisë Themelore
Rifillon numërimi i votave në Mitrovicë pas urdhrit të Prokurorisë Themelore

Rifillon numërimi i votave në Mitrovicë pas urdhrit të Prokurorisë Themelore

Në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në komunën e Mitrovicës ka rifilluar procesi i numërimit të votave, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që ka urdhëruar vazhdimin e procesit të ndërprerë mbrëmë për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime.

Vendimi i Prokurorisë është marrë pas sqarimit zyrtar nga kompania sllovene CETIS, e cila ka printuar fletëvotimet për zgjedhjet komunale në Kosovë. Në njoftimin e saj, kompania ka bërë të ditur se problemi me numrat serikë të ndryshëm ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në njërën nga pllakat e printerit që përdoret për shtypjen e kodit të qendrës së votimit.

“Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte. Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.