U kap me pistoletë dhe 33 fishekë gjatë kontrollit policor, lirohet i dyshuari në Istog

Një person në Istog është arrestuar pasi të njëjtit gjatë një kontrolle policore është gjetur një pistoletë, dy karikatorë dhe 33 copë fishekë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se vetura ishte me targa vendore dhe pistoleta, karikatorët e fishekët i janë konfiskuar. Derisa bëjnë të ditur se i dyshuari është liruar me

tetor 18, 2025 - 10:00
 0
U kap me pistoletë dhe 33 fishekë gjatë kontrollit policor, lirohet i dyshuari në Istog
U kap me pistoletë dhe 33 fishekë gjatë kontrollit policor, lirohet i dyshuari në Istog

U kap me pistoletë dhe 33 fishekë gjatë kontrollit policor, lirohet i dyshuari në Istog

Një person në Istog është arrestuar pasi të njëjtit gjatë një kontrolle policore është gjetur një pistoletë, dy karikatorë dhe 33 copë fishekë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se vetura ishte me targa vendore dhe pistoleta, karikatorët e fishekët i janë konfiskuar.

Derisa bëjnë të ditur se i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Lugu i butë-Bajshe, Istog 17.10.2025 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se njësiti policor te vendi i quajtur Polane e kanë hasur dhe ndalur derisa kishte qenë me veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit i kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 33 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv