Po pastronte pyllin, suharekasi has në një mjet të pashpërthyer
Një burrë në fshatin Papaz të Suharekës, ka raportuar në Polici se ka gjetur një mjet të pashpërthyer derisa po pastronte një pjesë të pyllit të tij. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit deri sa ka dalë njësiti për deminim. “Një mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa


Një burrë në fshatin Papaz të Suharekës, ka raportuar në Polici se ka gjetur një mjet të pashpërthyer derisa po pastronte një pjesë të pyllit të tij.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit deri sa ka dalë njësiti për deminim.
“Një mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ka qenë duke pastruar një pjesë të pyllit të tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë sigurimin e mjetit deri sa të dalë njësiti për deminim”, njofton Policia.
