U pa duke futur një qese të bardhë në xhep – zbulohet se çfarë bënte Dolce fshehur nën banak

Së fundmi janë shtuar pyetjet dhe kurioziteti se çfarë bënte Dolce disa herë me radhë nën dollapin që ndodhet në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4. Ndonëse asaj vazhdimisht i është tërhequr vërejtja nga “Vëllai i Madh”, banorja nuk e ka ndalur veprimin e saj. Në pamjet e […]

Nëntor 25, 2025 - 14:30
 0
U pa duke futur një qese të bardhë në xhep – zbulohet se çfarë bënte Dolce fshehur nën banak

Së fundmi janë shtuar pyetjet dhe kurioziteti se çfarë bënte Dolce disa herë me radhë nën dollapin që ndodhet në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.

Ndonëse asaj vazhdimisht i është tërhequr vërejtja nga “Vëllai i Madh”, banorja nuk e ka ndalur veprimin e saj.

Në pamjet e publikuara nga produksioni, Dolce shihej duke pirë cigare fshehurazi.

Asaj i është tërhequr vërejtja e fundit sonte, në Prime-n e tretë, që të mos e bëjë më këtë veprim.

Më në fund u sqarua e vërteta sepse kishte dyshime të mëdha pasi futi një qese të bardhë në xhep.

Krahas kësaj, Dole u zgjodh si banorja që do të shkojë në “Grande Fratello” të Italisë për një javë.

Se si do të jetë kjo eksperiencë e saj, mbetet për t’u parë në vazhdim.