U rrit për 9 përqind rroga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e rrogës mesatare mujore për 9 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit tetor të vitit 2025, është 45 943 denarë. Në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, […]
Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e rrogës mesatare mujore për 9 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit tetor të vitit 2025, është 45 943 denarë. Në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 9.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë, rroga mesatare mujore bruto është 69 089 denarë.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 13.3%, Shërbime administrative dhe mbështetëse për 13.2% dhe Veprimtaritë e patundshmërisë për 10.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me muajin shtator të këtij vitit, rroga mesatare më së shumti u rrit të veprimtaritë e patundshmërisë (9.5 %).