U rritën divorcet në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e fundit të vitit 2024 u regjistrua rritje e numrit të divorceve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. Në këtë tremujor janë regjistruar 601 raporte për martesa të divorcuara, që shënon rritje me 23.9 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023”, […]

shkurt 27, 2025 - 21:00
 0  4
U rritën divorcet në Maqedoninë e Veriut
Unaza, martesë, kurorëzim. Foto: Denny Müller/Unsplash

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e fundit të vitit 2024 u regjistrua rritje e numrit të divorceve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Në këtë tremujor janë regjistruar 601 raporte për martesa të divorcuara, që shënon rritje me 23.9 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 11 014 martesa dhe 1991 divorce.

“Numri i martesave në këtë tremujor është ulur me 14.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2 430 martesa”, raportoi Enti.

Ndryshe, kjo rënie ishte regjistruar edhe në tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e vitit paraprak.